Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se nuk do të largohet nga sheshi para kryeministrisë derisa të ketë një reflektim për rritjen e çmimeve.
Lapaj tha se një sukses të parë e kanë, pasi Kryeministri lajmëroi se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.
Ai shtoi më tej, se do të jenë në sheshe deri sa të dëgjohen kërkesat e tyre.
“Unë nuk i lë gjërat në mes, nuk do them sa sukses do ketë, por një sukses të parë e kemi, çmimi i energjisë nuk do rritet. Unë gjerat në mes nuk i lë. Unë isha i pari që e nisa dhe do jem i fundit që do ta bitis.
Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika ti vërë gishtin kokës”, tha Lapaj.