DURRËS, 20 nëntor 2014 – Shtypi turk njofton se më 19 nëntor 2014 në rektoratin e universitetit turk “Namik Kemal” (NKU – Namık Kemal Üniversitesi) të qytetit veriperëndimor të Tekirdağ-ut, u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi akademik midis këtij institucioni me universitetin publik “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).
Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët përkatës, Prof. Dr. Osman Shimshek (Şimşek) dhe Prof. Dr. Mithat Mema.
Z. Mema falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e protokollit të nënshkruar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





