Presidenti Ilir Meta bën të ditur përmes një postimi në Facebook se 9 komuna të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos kanë marrë një nismë për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.
"Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale. I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë", shkruan Meta.





