"Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli", me këto fjalë e ka përshkruar kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja provën e Vettingut, në kohën që dosja e tij ishte në shqyrtim. Në një reagim të parë për mediat, Dedja tha se vendimin që e konfirmoi në detyrë e priti në shtëpi, me familjarët e tij ndrësa tregon se nuk e kishte menduar për asnjë moment që të jepte dorëheqjen.
"Nuk mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh "varrin për së gjalli". Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e Kushtetueses"- thotë ai.
Sipas kreut të Kushtetueses, tani i takon përfaqësuesit të tij ligjor të merret me rastin e tij.
"Kolegji i apelimi do caktojë standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur në shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa në shtëpi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto"– ka thënë ai.





