Vajza e një prej detektivëve privatë më të famshëm të SHBA-së, Fred Otash Colleen, ka botuar disa nga dokumentet e babait të saj të ndjerë.
Në një prej tyre, detektivi thekson se me kërkesën e njërit prej klientëve të tij instaloi një pajisje përgjimi në shtëpinë e Marilyn Monroe.
Sipas fjalëve të Fred Otash Collen, ditën e vdekjes së aktores më 5 gusht të vitit 1963 në shtëpinë e saj ndodheshin vëllezërit Robert dhe John F. Kennedy.
Këtë ditë midis Monroe dhe Keneddy pati një grindje të rëndë, gjatë të cilës Robert mbyti me jastëk yllin e kinemasë.
Kjo nuk është prova e parë e cila dëshmon mbi përfshirjen e vëllezërve në vdekjen e seks-simbolit botëror.





