Dy helikopterë janë përplasur në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë. Si pasojë e përplasjes së helikopterëve të marinës, kanë ndërruar jetë 10 persona.
BBC News raporton se njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë. Tragjedia ndodhi në qytetin Malajzian Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine. Nuk dihet akoma nëse ka të mbijetuar si pasojë e ngjarjes.
“Të gjithë viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe eshtrat u dërguan në Spitalin Ushtarak për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajzian teksa shtoi se do të krijohet një komision për të hetuar shkakun e incidentit.
Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, raportohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi. Tjetri, një Fennec M502-6 që mbante tre viktimat e tjera, u përplas në një pishinë aty pranë.
Gjithashtu, në muajin Mars një helikopter i rojes bregdetare të Majalzisë u rrëzua në det gjatë një fluturimi stërvitor, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima pasi piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.
At least 10 people k1lled when two military helicopters collided midair in Lumut, #Malaysia. pic.twitter.com/gR45qrwjVZ
— Arthur Morgan (@ArthurM40330824) April 23, 2024