TIRANE. 15 maj 2014 – 45 mijë maturantë do t'i nënshtrohen për herë të parë gjuhës së huaj si provim të detyruar (D3). Ky do të jetë provimi i parë të cilit do t'i nënshtrohen maturantët për këtë vit. Në total testi do të ketë 25 pyetje, ndërsa totali i pikëve është 50 pikë. Niveli i testit është A2, ku përfshihen njohuritë bazë. Një prej risive të Maturës 2014 është futja e pikëve-dysheme. Ndaj, që një maturat të quhet kalues duhet të marrë 20% të testit. Kështu, maturantët në provimet me detyrim, përfshi edhe gjuhën e huaj me detyrim, duhet të marrin jo më pak se 10 pikë në secilin prej tri provimeve që të konsiderohen kalues.
 
Testi&pyetjet 
Testi i gjuhës së huaj me detyrim ndahet në tri pjesë: lexim (të kuptuarit e një teksti), përdorim i gramatikës dhe shkrim; totali i pyetjeve është 25, ndërsa i pikëve është 50. Dy pjesët e para kanë secila nga 20 pikë, ndërsa pjesa e fundit, shkrimi, ka vetëm 10 pikë. Në këtë pjesë maturantët duhet të shkruajnë një ese, një krijim ose një letër me 75-100 fjalë. Ndërsa dy pjesët e para, të kuptuarit e një teksti të shkruar dhe përdorimi i gjuhës (gramatikë dhe leksik) kanë secila nga 12 pyetje dhe përbëjnë 80% të testit. 

Pasi në total këto dy pjesë të testit të gjuhës së huaj me detyrim kanë 40 pikë. Në pjesën e parë të testit, ku do të lexohet një tekst, maturanti ka pyetje mbi përmbajtjen e tekstit, ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash, plotësimi i vendeve bosh me informacionin e duhur, ushtrime me përgjigje po/jo, ushtrime me e vërtetë/e rreme, pyetje me disa alternativa, pyetje ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë – kjo pyetje do të ketë edhe vlerësimin më të madh, me 8 pikë, – vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve. Në pjesën e përdorimit të gjuhës, pesë pyetje, nga 13-17 do të jenë plotësimin e vendeve bosh, vendosja e fjalës së duhur, 4 pyetje do jenë me vendosjen e foljes së duhur, si dhe zëvendësimi i një fjale me të ngjashmen e saj.

/ GSh /