Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit protesta sa i takon provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Me pankarta në duar, maturantët kanë bllokuar rrugën para ministrisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth tezës së formuluar, të cilën edhe një ditë më parë e cilësuan të vështirë dhe me pyetje që gjendeshin jashtë programit.
Në protestë, maturantët kërkojnë mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit.





