2434 maturantë të shkollave të mesme të Durrësit i janë nënshtruar provimit të parë të Maturës Shtetërore, testit të gjuhës së huaj.
Provimi nisi në orën 10.30 dhe përfundoi rreth orës 12.30.
Për shumë nga maturantët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” provimi ishte relativisht i thjeshtë, i nivelit mesatar, por kishte dhe nga ata që shkalla e vështirësisë i është dukur më e komplikuar.
Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.
M.B.