Në prag të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj,  kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar maturantët e Durrësit, por edhe gjithë Shqipërisë.

“Investimi në dije është më i rëndësishmi për nxënësit, familjet e tyre dhe gjithë shoqerinë”,– shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Nesër maturantët zhvillojnë provimin e parë për maturën shtetërore. Pavarësisht një viti të vështirë nesër kurorëzohet puna dhe përkushtimi i maturantëve, prindërve te tyre dhe mësuesve.

U uroj suksese maturantëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm.

Investimi në dije është më i rëndësishmi për nxënësit, familjet e tyre dhe gjithë shoqerinë.