Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë të ditur se provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet gjatë tre javëve të para të korrikut.

Kandidatët duhet të jenë të pajisur me dokumentet përkatëse si letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); kopje të Kartës ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP-së, nga një bankë të nivelit të dytë/postë etj.

Po ashtu, kandidatët duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.