Një instalacion i ri artistik nga një artist anonim u shfaq këtë javë në National Mall në Washington, duke paraqitur figura që përfaqësojnë Presidentin amerikan Donald Trump dhe financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein.
Instalacioni, i titulluar “Mbreti i Botës”, riprodhon një skenë ikonike nga filmi Titanic, ku personazhet Jack dhe Rose shfaqen në momentin më romantik.
Te pllaka e skulpturës shkruhen fjalë që i referohen pretendimeve për lidhje mes Trump dhe Epstein:
Historia tragjike e dashurisë midis Jack dhe Rose u ndërtua mbi udhëtimin luksoz, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo. Ky monument nderon lidhjen mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, një miqësi dukshëm e ndërtuar po mbi udhëtime luksoze, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo.
Instalacioni përfshin gjithashtu një rresht pankartash të mëdha me imazhin e dy burrave së bashku, duke shtuar dimensionin vizual dhe provokues të veprës.





