Ukraina nuk ka plane të hapë asnjë korridor humanitar të hënën, për të evakuuar civilët nga qytetet e rrethuara.

Zv.kryeministrja, Iryna Vereshchuk tha se vendimi u mor për shkak të raporteve të inteligjencës që paralajmëronin për “provokime” të mundshme ruse përgjatë rrugëve.

Korridoret e sigurta janë krijuar nga Mariupol, Sumy dhe qytete e fshatra jashtë kryeqytetit Kiev, të cilët aktualisht janë të rrethuar ose pothuajse të rrethuar nga forcat ruse.

Megjithatë, granatimet ruse më parë penguan evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara , duke futur në kaos tentativat për evakuime.