Provokimi/ A do ta prishë Veliaj shkollën “Kristaq Rama”?
16gusht 2015 – Gazeta "Dita", e njohur për qëndrimet e saj pro mazhorancës, ka gjetur përsëri diçka pikante për të shigjetuar kryministrin Edi Rama. Jo direkt, por në mënyrë të tërthortë, duke i drejtuar një pyetje kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, "Dita" ka treguar nëpërmjet disa fotove, se si një godinë me leje nga Edi Rama (kur ishte kryebashkiak) ka thyer të gjitha rregullat urbanistike. Madje më shumë, ka pushtuar edhe trotuarin ku kalojnë këmbësorët dhe ka dalë mbi rrugë. Shkolla mban emrin e babait të kryeministrit Rama, skulptorit Kristaq Rama. Duke u nisur nga njoftimi i Erion Velisë se duke filluar nga dita e sotme do të lirohen të gjitha trotuaret në njësinë 5, pra tek Komuna e Parisit, "Dita" sjell pamjet e uzurpimit të trotuarit nga shkolla "Kristaq Rama" duke sfiduar Velinë nëse do ta prishë ose jo këtë intervenim mbi pronën publike.
"Përgjatë rrugës Komuna e Parisit, ngrihet shkolla Kristaq Rama. Duket e pabesueshme por trotuari përballë është vetëm pak centimetra. As një grua me karrocë fëmije nuk mundet të kalojë pa mbajtur njërën rrotë në trotuar dhe tjetrën në rrugën ku kalojnë çdo sekondë makina. Për shkëmbime këmbësorësh as që bëhet fjalë. Nëse janë përballë njëri duhet të zbresë patjetër në rrugë. Fotot flasin vetë. Mijera banorë presin prej vitesh lirimin e ketij trotuari", shkruan "Dita". Dhe mesa duket kjo pyetje mund ta shoqërojë Erion Velinë tashmë në çdo ndërmarrje të tij për çlirimin e hapësirave publike. A do të tregohet me të njëjtin standart me të gjithë, përfshi edhe ata që i kanë marrë lejet abuzive në kohën e Edi Ramës. /lapsi/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





