Shpesh herë futbolli është përdorur për të trajtuar ose ndezur gjakrat edhe çështje politike mes vendeve. Duket se ky është rasti edhe në ndeshjen që po luhet mbrëmjen e sotme mes Çekisë dhe Shqipërisë.

Tifozët çekë kanë vendosur të provokojnë, teksa nga pamjet e publikuara nga stadiumi duket flamuri i Shqipërisë në të cilin është vendosur një X  i bardhë ndërsa në krah shihet flamuri serb me hartën e Kosovës.

Një incident aspak i këndshëm pasi tifozët çekë kanë ngatërruar në bukurinë e sportit politika dashakeqe si ato të Serbisë për të quajtur Kosovën sikur është e tyre.