2 nëntor 2015 – Stina e vjeshtës me sa duket i ka kujtuar Sadije Berishës kohën kur ishte në kulmin e lumturisë. Shtatzënë dhe me bashkëshortin të kapur dorë për dore, është kjo pamja që ish-gruaja e Shkëlzen Berishës ka zgjedhur të postojë sot në “Instagram”.

“Në oborrin e shtëpisë sime të vjetër. 5 muajshe shtatzënë me Medinën, por dukesha si 8 muajshe. Vjeshta është një stinë e bukur dhe mua gjithnjë më ka pëlqyer aroma e kuajve”, shkruan ajo.

Sadije Berisha jeton në Suedi së bashku me fëmijët që prej ndarjes nga djali i ish-kryeministrit Berisha, i cili nga ana tjetër, prej një kohe të gjatë ai bashkëjeton me Armina Mevlanin. Por kjo foto, e një ish-çifti të lumtur e të dashuruar, duket si një provokim për Arminën, e cila shpeshherë poston në rrjete sociale fragmente nga jeta e saj me të dashurin, Shkëlzenin.

/portali DurresLajm/