Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat në nisje të protestës së opozitës.

Ai i ka bërë thirrje policisë të mos prekin qytetarët, pasi sipas tij kanë pasur për detyrë vetëm njoftimin e policisë.

Bylykbashi u shpreh se janë në të drejtën e tyre për të protestuar dhe kjo nuk përbën vepër penale.

“Policia do veprojë dhe për drejtuesit të parët do bëhet kallëzim për shpërdorim detyra. Ne kemi detyrimin të njoftojmë policinë, kush bën veprim tjetër në do ta kallëzojmë sepse po shkelet e drejta. Provoni dhe prekni protestuesit.

Është njoftuar policia e shtetit. Policia ka detyrën të njoftojë cdo komandat që drejton cdo grup. Ne jemi në të drejtën tonë për të protestuar dhe nuk kemi bërë vepër penale”, tha deputeti i PD.