Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë që prurjet e lumit Seman të çajnë argjinaturën. Kjo ka bërë që qindra hektarë tokë të përmbyten, në fshatin Ndërnënas të Libofshës. 

Banorët thonë se niveli i ujit vijon të rritet dhe po afrohet gjithnjë e më shumë drejt zonave të banuara. Ata shprehen të shqetësuar për banesat dhe tokat e tyre.