TIRANE– Përcjellja në media e lajmit se partia neonaziste greke 'Agimi i Artë' ka hapur një degë të saj në Sarandë, ka ngjallur reagimin e deputetëve socialist në Komisionin e Sigurisë, ku i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm Flamur Noka sqarime në lidhje me incidentin. 

Deputeti socialist Ilir Gjoni ka pyetur Nokën “nëse Ministria që ai drejton ka marrë masa për frenimin e toneve nacionaliste?”. 

Ministri Noka ka mohuar lajmin duke thënë se ai është një përrallë e sajuar. Sipas ministrit çështja e Agimit të Artë nuk ka lidhje me kufijtë shqiptarë. 

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por persona që e quajnë veten përfaqësuesit e degës së partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, në Sarandë, më 30 janar të këtij viti, kanë hapur në rrjetin social një profil me emrin “Agimi i Artë-Sarandë”.