Nuk ka patur surpriza në zgjedhjen që kanë bërë delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste për anëtarët e Asamblesë Kombëtare. 10 anëtarët e zgjedhur të Qarkut të Durrësit në Asamblenë Kombëtare janë Anila Kapedani, Natasha Paço, Jolanda Mustafaraj, Roland Xhelilaj, Ardian Çela, Afrim Bakaj, Shpresa Domi, Indrit Buka, Gjon Bardhi dhe Besa Heta. Në listë ka disa emra që nuk është se janë dëgjuar shumë në rrethin e socialistëve apo edhe në publik, pork jo ka ardhur nga rregullat e aplikuara gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare: gjysma e tyre duhet të ishin gra, ndërsa një kuotë e caktuar i ishtë lënë edhe të rinjve.
Megjithatë, në listë kanë gjetur përfaqësim edhe disa nga emrat më të njohur të socialistëve në Qarkun e Durrësit, si Roland Xhelilaj dhe Natasha Paço në Durrës dhe Gjon Bardhi në Krujë.