TIRANE – Partia Socialiste ka vijuar akuzat për përfshirjen e vajzës së kryeministrit Sali Berisha në afera korruptive, ndërkohë që ka ripërsëritur kërkesën për bërjen e transparencës së pasurisë.

Deputeti socialist Taulant Balla gjatë një daljeje publike nga selia rozë ka paraqitur shifra që tregojnë se Argita Berisha ka fituar shuma marramendëse nga konsulenca si avokate për sipërmarrësit e huaj që vinin dhe paraqisnin projekte dhe plane investimi në Shqipëri.

“Zonja Argita Berisha është avokatja më e shtrenjtë në botë. Siç rezulton për një orë pune ajo merr 280 mijë lekë, aq sa merr një jurist i administratës si rrogë mujore”,- ka denoncuar Balla. Deputeti socialist i ka kërkuar më tej vajzës së kryeministrit të ndal akuzat ndaj kreut të opozitës, sepse po del blof.

“Bëni kujdes me zbulimin e 100 milionëve, se do dilni blof. Ne kemi vetëm një standart dhe kjo e dallon PS nga partia juaj private, ne nuk themi: Bëni siç themi ne, por mos bëni siç bëjmë ne”,- ka përfunduar Balla.