Deputeti socialist Taulant Balla, pas takimit të kryesocialistit Edi Rama me koordinatorë të Partisë Socialiste në rrethe ka konfirmuar se Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 19 mars të këtij viti. “Nuk ka asnjë shkelje, – tha Balla. – Kongresi u shty vetëm për shkak të zgjedhjeve.”

Ai theksoi se në muajin shkurt mbyllet procesi i rikonstrukturimit të Partisë Socialiste. Deklarata e Ballës për mediat padyshim që lidhet me kritikën e Ben Blushit gjatë ditës së sotme, i cili tha se Rama ka shkelur statusin e Partisë Socialiste.