Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Kërkesa e dorëzuar në KQZ mban firmën e Sekretares për Koordinim Elektoral, Blerina Gjylameti.

Edhe pse opozita prej muajsh vijon me protesta në të gjithë vendin si dhe nuk dihet ende nëse do marrë pjesë në zgjedhje, Partia Socialiste ka hedhur hapin e radhës.