Teksa kryeministri i vendit çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kryedemokrati Lulzim Basha është i prerë se Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin.

Përmes postimit të një videoje në Facebook, Basha rendit disa fakte që do të duhet të kishin detyruar kryeministrin të jepte dorëheqjen.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:

Kur i dha pushtet kriminelëve!

Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!

Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!

Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!

Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!

Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!

Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!

Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!

Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!

Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!

Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!

Kur bllokoi rrugën drejt Europës!

Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!

Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!

Kur mbylli gjykatat!

Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

Asnjë hap pas!”, shkruhet në videon e postuar nga lideri demokrat.