TIRANË, 13 shkurt 2013 – Partia Socialiste dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për ndarjen e mandateve. Lajmi konfirmohet nga sekretari i PS-së për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri. 

Sipas tij, ky vendim do të çohet për gjykim në Kushtetuese, pasi është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Pritet që zyra e shtypit e PS-së të zbardhë vendimin e plotë.