Dy deputetet socialiste, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi përmes një letre dërguar grupit parlamentar të Partisë Socialiste shprehin shqetësimin për incidentin e ndodhur ndaj deputetit të PS, Ben Blushi gjatë takimit të fundit që kjo forcë politike ka organizuar në qytetin e Elbasanit.

Duke e parë këtë ngjarje si pa asnjë lidhje me vlerat e demokracisë në PS, Dade dhe Hafizi kërkojë që çështja të merret në shqyrtim dhe të analizohet në mbledhjen e radhës të grupit të PS, ditën e hënë.

“Të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut tonë Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit, ngjarje që s’ka lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për të trajtuar këtë çështje në mbledhjen e radhës të grupit, ditën e hënë,” – thuhet në letrën e tyre.