DURRËS, 22 maj 2013 –Qytetari nr. 1 i Durrësit “mbath” opingat dhe paraqet dy kandidatë rozë për deputetë në Sukth.

Kandidatët për deputetë të PS të Durrësit Gentian Bejko (i pesti në listë, në vend të sigurt) dhe Erald Hasanaj (i trembëdhjeti) kanë zhvilluar një takim me qindra banorë të Sukthit, ku i kanë njohur ata me programin e Rilindjes për këtë zonë dhe për të gjithë vendin.

Në këtë takim merrte pjesë edhe anëtari i kryesisë së PSSH dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, që është de facto shefi i shtabit elektoral, dhe pse zyrtarisht këtë “ofiq” e mban sekretari organizativ qendror, kandidati Blend Klosi.

Në fjalën e tij kandidati socialist për deputet Gentian Bejko, pasi ka i bërë një përmbledhje keqqeverisjes së dështuar, që, sipas folësit, ka rrënuar zonën e Sukthit dhe të gjithë vendin, u ndal në atë që do të sjellë programi i Rilindjes për këtë zonë.

Bejko premtoi se qeveria socialiste do të marrë masat e duhura për zhvillimin e zonës së Sukthit, do të zgjidhë problemet e ujit të pijshëm, pronave, rikonstruksionit të shkollës së Hamallajt etj.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/