Dukej si e paralajmëruar një situatë e tillë, ku Ben Blushi të mos pritej me eufori në Elbasan. Pavarësisht kësaj situate aspak favorizuese për të, deputeti socialist Ben Blushi ka shkuar në aktivitetin e Partise Socialiste për anëtarësimet e reja në Elbasan, ndonëse nuk kishte marrë asnjë ftesë. Blushin nuk e kanë takuar as kolegët e tij deputetë te qarkut. Ai është pritur gjithashtu me fishkëllima nga socalistët në Pallatin e Sportit, ku mbahej aktiviteti.
"Ik, largohu. Nuk je përfaqësuesi ynë," – kanë qenë disa prej thirrjeve të të pranishmëve ndaj tij, ndërsa ai më pas është ulur në reshtin e parë.
Nderkohe, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ben Blushi, pikërisht nga zona e tij zgjedhore në Elbasan. Gjatë fjalës së tij nga Pallati i Sportit për anëtarësimet e reja në Partine Socialiste në Elbasan, kryeministri idirekt i ktheu përgjigje Blushit për të varfrit.
"Unë po nuk u sulmova nuk e njoh veten time në mëngjes. Sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë bindem që do të vazhdoj. Sa herë ka reforma, në mes futen të varfrit. Të varfërit janë mishi për top," – tha ndër të tjera kryeministri dhe kryesocialisti Rama.