PS dhe PD duket se më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket Territoriales. Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale miratoi në mënyrë të përbashkët kalendarin e konsultimeve, duke përfshirë takime dhe dëgjesa në të gjitha qarqet e vendit.

Anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë dëgjesa dhe takime me komunitetet lokale në periudhën nga 1 prilli deri më 19 maj, për të mbledhur opinione dhe sugjerime mbi reformën.

Pas kësaj periudhe, Komisioni do të nisë diskutimet për hartimin e produktit final të reformës territoriale, me një afat të vendosur nga socialistët, deri në korrik të këtij viti.

Qëllimi i këtij procesi është të sigurojë një reformë gjithëpërfshirëse dhe të konsultuar me të gjithë aktorët lokalë dhe politikë, duke u fokusuar në përmirësimin e administrimit territorial dhe shërbimeve për qytetarët.