Partia Socialiste Durrës është bërë gati ashtu si të gjitha degët e tjera në rrethe të ndryshme të Shqipërisë për procesin që do të mbahet ditën e shtunë, për të zgjedhur delegatët për në Kongresin e janarit të vitit të ardhshëm.

“Neser ti, Anetar i Partise Socialiste zgjedh perfaqesuesit tuaj ne Kongres. Vota jote eshte e rendesishme per sot dhe te ardhmen.
Ne vendet e votimit per Bashkine Durres cdo gje eshte gati”
– shkruhet në postimin në rrjete sociale në faqen zyrtare të PS Durrës.

Të gjithë anëtarët e PS ftohen ditën e shtunë nga ora 08.00 e mëngjesit që të zgjedhin me parimin një anëtar një votë 30 delegatët që pritet të përfaqësojnë Durrësin në Kongres.

Një fakt interesant që bën përshtypje në postimin e PS-së Durrës është që si asnjëherë më parë, më shumë ka emoji sesa fjalë, postime këto tipike të Rilindjes!

Postimi i PS Durrës: