Zgjerohet Bashkia e Durrësit. Me votat e PS-së dhe LSI-së kaloi në Këshillin Bashkiak struktura e re e bashkisë, me shtesat në organikën e saj. Me ndarjen e re territoriale janë shtuar punonjësit në disa sektorë të ndryshëm të bashkisë.

Ndryshim ka dhe në numrin e nënkryetarëve të Bashkisë së Durrësit, të cilët nga dy aktualisht do të bëhen 4. Dy nënkryetarët e rinj do të mësohen në janar se cilët do të jenë dhe partitë nga do të zgjidhen ata.

Struktura e re e bashkisë mori 30 vota pro dhe 12 kundër. Armand Teliti i grupit të këshilltarëve të PD-së e cilësoi si “qokë politike” miratimin e kësaj strukture në parim. Nga 1110 punonjës që ka aktualisht bashkisë numri shkon në 1497 të tillë.