Kryeministri Edi Rama ka uruar 29-vjetorin e Partisë Socialiste me një video për historikun e saj.
Rama shkruan se PS është forca më e madhe politike në vend, e cila ka pasur shkëlqim e rënie, ka fituar e ka humbur zgjedhje, por kurrë nuk ka gabuar duke cënuar interesin kombëtar.
Po ashtu kryeministri shkruan se PS gjithmonë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…
Në video shfaqet evolucioni i PS-së nga fjalimi historik i Dritëroi Agollit më 11 qershor 1991 gjatë Kongresit të 10-të të PPSH kur kërkonte rinovim të partisë, nga e cila lindi dhe PS, te Fatos Nano dhe më pas Edi Rama.





