Blerim Shera i Partisë Socialiste është fituesi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Vorë.
Në garë përballë Blerim Sherajt të PS-së ishte Ymer Marku nga PD, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana.
Nga numërimi elektronik rezultoi se i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana me 2598 vota dhe në vendin e tretë kandidati i PD Ymer Marka me 687 vota.
“Ju njoftoj se kemi mbyllur procesin e votimit. Kemi rezultatet e Vorës. Sipas këtyre rezultateve të cilat janë paraprake, pjesëmarrja, janë 11.096 zgjedhës që kanë votuar.”, tha Celibashi.





