Grupi i socialistëve, që sot shpalli krijimin e Lëvizjes për Demokraci në Partinë Socialiste, ka bërë publike edhe platformën e vet. Krahas Ben Blushit, anëtarë të këtij grupimi janë edhe Rexhep Mejdani, Maqo Lakrori, Mimoza Hafizi, Suzana Akrama, Ndre Legisi, Petrit Ago, Namik Kopliku.
Platforma e bërë publike ka shtatë objektiva, ku kryesorja është funksionimi demokratik i PS, duke respektuar statutin. "Funksionimi demokratik i PS, bazuar në respektimin e plotë të Statutit të saj nga çdo anëtar dhe forum drejtues, rikthimi i solidaritetit dhe frymës shoqërore në parti, ringjallja e shpresës dhe besimit te Partia Socialiste" janë objetivat e renditura në platformën e Lëvizjes për Demokraci në PS.
Po ashtu, përfaqësuresit e kësaj lëvizje propozojmë që në Statutin e PS të bëhen disa plotësime në shërbim të funksionimin të brendshëm demokratik.
Platforma e Lëvizjes për Demokraci në PS