Socialistët kanë hequr dorë nga shkarkimi i kreut të shtetit.
Në përfundim të hetimeve, Komisioni Hetimor ka arritur në përfundimin se Presidenti Meta ka kryer shkelje si duke shfuqizuar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ashtu dhe në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por këto shkelje sipas Klotilda Bushkës, relatores së raportit përfundimtar, nuk kanë sjellë pasoja të tilla që mund të justifikojnë shkarkimin e kreut të shtetit.
Ndërkohë, komisioni do të shkojë me 2 raporte në seancë. Opozita parlamentare ka hartuar një raport të vetin i cili pritet të bëhet publik gjatë mbledhjes së komisionit që ka nisur të zhvillohet online prej orës 11:00.





