Partia Socialiste mbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Durrës.

Takimi përmbyllës po zhvillohet në shëtitoren “Taulantia”, në Vollga.

Në pamjet që sjell për “DurrësLajm”, operatori Denis Simaku, duket që në shëtitore pak para fillimit të takimit janë mbledhur dhjetëra socialistë, ku pritet që numri i tyre të rritet akoma më shumë në minutat në vijim.