Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka shpallur sot përfundimin e procesit të numërimit të votave dhe zgjedhjen e 175 anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare. "Rreth 1500 delegatë të Kongresit, nga të gjitha qarqet e vendit, votuan për përfaqësuesit e çdo qarku për anëtarë të Amblesë së Partisë Socialiste, mbi kritere të përcaktuara nga Asambleja Kombëtare e mbledhur në prag të Kongresit," – tha Klosi.
Duke iu përmbajtur kritereve, vota e delegatëve konfirmoi 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS dhe 50 përqind e tyre janë gra. "Kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste," – theksoi Klosi.
Kongresi i Partisë Socialiste ka miratoi gjithashtu ndryshimet në Statutin e PS. Ndërkohë, Kongresi vendosi për mbajtjen më 9 prill të referendumit për konfirmimin ose jo të kryetarit të PS.