Partia Socialiste ka mbledhur 47 firma nga deputetët për të konkretizuar nismën e saj për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Sipas TvKlan, tashmë kjo nismë i është dërguar edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi gjatë Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar këtë të hënë.
Nuk dihet nëse kjo çështje do të jetë në seancën plenare të ditës së martë (04 maj). Tashmë hapi i radhës është ngritja e një komisioni hetimor që do të bëjë shqyrtimin e pretendimeve që mazhoranca ka në lidhje me ato që Meta ka bërë gjatë fushatës elektorale.





