Ka përfunduar numërimi i kutive në të gjithë qarkun e Vlorës, ku kryeson Partia Socialiste.

Partia Socialiste ka siguruar 58845 vota e përkthyer në 8 mandate, po aq sa edhe në vitin 2017.

Ndërsa Partia Demokratike ka fituar 32067 vota, duke rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka marrë asnjë mandat nga ky qark.