Partia Socialiste ka dalë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit. Reagimi i kreut të Grupit të PS-së, Niko Peleshi ka ardhur në Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së PD-së.
Ai u shprei se Parlamenti nuk mund të komision hetimor për të kontrolluar vetveten, pasi sipas tij, i takon Gjykatë Kushtetuese.
“Parlamenti nuk mund të ngrejë një komision hetimor për të kontrolluar vetveten, pasi këtë kompetencë, sipas Kushtetutës, e ka Gjykata Kushtetuese. Është e njohur që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre procedurave në janar”, -u shpreh Peleshi.
Kreu i Grupit të PS theksoi ky është një veprim politik në prag të zgjedhjeve, për të krijuar një situatë të pavërtetë dhe të paqëndrueshme. Ndërsa theksoi se procedurat e këtij projekti kanë kaluar të gjitha hapat e kontrollit parlamentar gjatë miratimit në Kuvend.
“Së fundmi, periudha zgjedhore kufizon funksionimin e komisioneve hetimore, pasi Parlamenti “ngrin” gjatë kësaj kohe, duke e bërë të pamundur ngritjen dhe funksionimin e komisionit në kushtet e propozuara”, – deklaroi Peleshi.