Këshilltari për mediat i Kryetarit të Kuvendit, njëherësh kreut të LSI-së, Ilir Meta, i është përgjigjur sot me ironi deklaratës së bërë nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti.

Një ditë më parë, ajo tha se PS është lokomotiva, dhe të gjitha partitë e tjera ishin vagonë që i vinin pas.

Emiljano Aleksi, në një status në Facebook, duke i marrë të “mirëqena” fjalët e deputetes, e këshillon të kapin trenin e kohës dhe të mos nxitohen duke e shitur për skrap.

“Kapeni trenin e kohës!”, mos nxitoni ta shisni atë për skrap…”, shkruan ai.