Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.
Mësohet se gjatë mbledhjes është propozuar emri i Milva Ekonomit, për të zëvendësuar Arben Ahmetajn në postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë.
Kjo lëvizje vjen pas emërimit të këtij të Ahmetajt si ministër i Rindërtimit. Emri i Ekonomit do të votohet sot në Kuvend.





