Partia Socialiste do të mbledhë kongresin në datën 9 prill. 

Ky Kongres ishte parashikuar që të mbahej në muajin shkurt, por ai u shty për shkak të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Mësohet se në Kongres do diskutohen prioritetet dhe sfidat politike të Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 6 marsit që u zhvilluan në 6 bashki, Vorë, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, PS arriti që të merrte 5 prej tyre, ndërsa Shkodra u fitua nga koalicioni “Shtëpia e Lirrisë”