Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Tiranës sot pasdite në orën 17:30. Ky takim mes socialistëve është i pesti brenda një jave, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Të dielën e shkuar u mbajt Asambleja e PS-së, ku u votua Kryesia e re e partisë. Një ditë më pas u mblodh Kryesia me në fokus diskutimet për organizimin e kësaj force politike.

Në Asamblenë e PS-së, Rama komunikoi drejtuesit e ri politikë të qarqeve, ku ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ndarja e Tiranës në “3 pjesë”. Drejtues të qarkut Tiranë për zgjedhjet e 2025-ës u zgjodhën Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Manastirliu.

Ndërkohë, ditën e djeshme grupi i PS u mblodh në Elbasan, ku u tha se procesi i regjistrimit të gjithë emigrantëve që duan të votojnë në 2025, do të nisë në Janar dhe do të mbarojë në mars.