Partia Socialiste ka zgjedhur 8 dhjetorin si ditë për të mbledhur Kongresin, ku do prezantohet transformimi i partisë dhe synimet për një mandat të katërt.
Kongresi fillon në orën 11:45 dhe do ndahet në 6 panele. Në panelin e parë do diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit: Legjislacioni, zbatueshmëria, afrimi me BE dhe Inteligjenca Artificiale.
Në panelin e dytë 12:00, do diskutohet për prioritetet zhvëllimorë: Infrastruktura, energjia, financat, turizmi, bujqësia dhe kultura.
Në panelin e tretë 13:00, do diskutohet për shërbimet publike: Arsimi, shënderësia dhe mbrojtja sociale, sipërmarrja, arsimi profesional.
Në panelin e katërt 14:00, do diskutohet për qeverisjen vendore: Reforma territoriale, ekonomia vendore, shërbimet dhe mjedisi.
Në panelin e pestë 15:00, do diskutohet për sigurinë dhe Shqipërinë në botë.
Në panelin e gjashtë 15:50, do diskutohet për Partinë socialiste në vitin 2030 ndërsa në orën 16:40 kryeministri Rama do mbajë fjalimin e tij.