29qershor 2015 – Dy gëzime ka sot Partia Socialiste. Festimin e 24-vjetorit të krijimit të saj, si dhe fitoren në shumicën e bashkive në zgjedhjet e 21 qershorit. Festa do të mbahet sot, në sheshin para Teatrit Kombëtar, ku sic duket nga foto, si tapeti i shtruar ku do të kalojnë të ftuarit ka ngjyrën zyrtare të PS-së. Ceremonia do të zhvillohej javën e kaluar, por fillimisht procesi i numërimit të votave dhe më pas vrasja e oficerit në Lazarat, solli shtyrjen e saj.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”