Partia Socialiste do të festojë pasditen e sotme rezultatin e arritur nga zgjedhjet e 25 prillit, kur deri tani ka fituar 73 mandate.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që e ka paralajmëruar festën me një postim në Facebook, ku i fton të gjithë në atë që e quan përqafimin e fitores teksa shfaqet më i buzëqeshur se kurrë.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores #PS12#Fitore #Kampionë”, shkruan Rama.





