Gjashtë janë çështjet e diskutimit në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e thirrur për nesër, ora 12:00. Axhenda nis me relacionin e zgjedhjeve në parti, për të vijuar më pas me pikën e dytë dhe më të rëndësishme të asamblesë: ndryshimet në statut. Ketu pritet të ketë debate të forta për nenin që përcakton për zgjedhjen e kreut të PS. Asambleja do të diskutojë gjithashtu zgjiedhjen e kandidaturave të reja për anëtarët e saj, anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore dhe zgjedhjet e strukturave të partisë në emigracion.

Ndërkohë ndryshimet në statutin e PS kanë sjellë risi edhe për përzgjedhjen apo rikonfirmimin e dëputetëve. Kështu kandidatët për deputet që duan të rikonfirmohen për një mandate të dytë duhet të kalojnë me notë pozitive një vlerësim që do t’i bëhet punës së tyre. Neni 61 përcakton se Kryesia së bashku me sekretariatin ekzekutiv në mbyllje të legjislaturës harton një vlerësim  individual me performancën e deputetit lidhur me marrëdhënien e mbajtur me zonën përkatëse elektorale, përfaqësimin në komision, mbledhje grupi dhe në seancë plenare.

Në këtë projekt statut futet për herë të parë dhe koncepti i integritetit moral. sipas të cilit nuk mund të zgjidhesh në forumet drejtuese të partisë nëse më parë ke qenë shkarkuar për korrupsion ose ke qenë dënuar me vendim të formës së prerë.