Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar”, mosvotimin nga ana e Partisë Socialiste të ndryshimit të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Berisha theksoi se Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament.
“Në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë.
Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.
Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai.
Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.
Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet.
Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.
Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato.