Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.
I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisioneve parlamentare.
Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural.
Milva Ekonomi do të marrë drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi Çuçi– Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Ish-ministrja Anila Denaj do të drejtojë Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë në krye të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike, ndërsa ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin e ri parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.





